Google ADS

Blerona Zeqiri ndahet nga i dashuri?

13:41 | 4 Qershor 2022
E.H

Disa javë pasi konfirmoi se është në lidhje dashurie dhe tha se ndihet shumë e përmbushur, moderatorja Blerona Zeqiri ka befasuar me postimin e fundit në Instagram.

Me mbishkrimin që i ka vënë një fotografie në InstaStory, moderatorja ka dhënë sinjale se është ndarë nga i dashuri.

Blerona ka publikuar një fotografi ku shihet e rregulluar, derisa sipër saj ka shkruar vargjet e këngës së Beyonce “All the single ladies”.

Ndryshe, Blerona në të gjitha intervistat që ka dhënë së fundi, ka konfirmuar se është në lidhje. Moderatorja shprehej shumë e lumtur e thoshte se s’ka qenë kurrë më e përmbushur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme