Ai që ka qëndruar tash e saj vite në skenën muzikore, duke sjellë gjithmonë risi në treg është këngëtari Blero Muharremi.
Ai gjithashtu është tejet aktiv në rrjete sociale, këtë e ka bërë edhe së fundi, shkruan portali arbresh.info
Duke qenë se pandemia e coronavirusit prej muajsh ka pushtuar botën përfshirë këtu edhe Kosovën, mërgimtarët nuk po mund të vijnë t’i kalojnë pushimet në vendlindje.
E Blero pas një shëtitje në Prishtinë me vajzën e tij e ka vënë re se kryeqyteti ishte i zbrazët, sidomos tani në kohën kur do të duhej të vinin mërgimtarët tanë.
Ai përmes disa InstaStory thekson se njeriu ua di vlerën gjërave pasi ti humbas.
“Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment”, u shpreh Blero.
“Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”, ka përfunduar këngëtari.
Ndryshe, sa i përket jetës private Blero dhe Afrona u martuan në shtator të vitit që lamë pas në një ceremoni përrallore në Shëngjin.
Kjo ishte martesa e dytë e artistit Muharremi, ndërsa e para për blogeren Dika. /arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...