Sot feston ditëlindjen Tara Muharremi vajza e Bleros dhe aktores së njohur Teuta Krasniqi.
Blero ka postuar një fotografi të Tarës, ku ka shkruar një urim plot me emocione me rastin e ditëlindjes së bukuroshes, shkruan portali arbresh.info.
“Tara Muharremi. Urime ditëlindjen bija ime. Dashuri, emocion, ngrohtësi, inteligjencë, gjitha këto ti mi dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që i ke rreth teje.”
“Por gjëja që unë e veçoj pak më shumë se tjerat virtyte tua është, që ti nuk je egoiste por je përplot jetë dhe kujdes ndaj të tjerëve. Karakteri që ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. “
“Do të jem babë dhe shok i yti për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vijnë momentet e ndërlikuara në jetë, mundesh gjithmonë me thirr babin dhe babi rregullon gjithçka. Të dua ma shumë se vetë jetën, gjithmonë do të jem SUPER BABI për ty.”, kishte shkruar Blero.
Blero u divorcua nga nëna e Tarës pak kohë pasi kishte lindur ajo. Ndërsa ka vite që Blero është i lidhur me modelen, Afrona Dika. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?