Blero kërcënon grupin gjerman

01:21 | 16 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Me siguri të gjithë e kujtoni hitin e pavdekshëm të Bleros “Kthehu ti”.

Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot nga fansat e këngëtarit, madje duket se ka shkuar edhe në vesh të huaj.

Një grup gjerman i quajtur Clo(rona)1444 duket se e ka dashuruar këtë hit, aq sa e ka marrë pa lejen e autorit.

Djemtë e grupit kanë publikuar në llogarinë e tyre në Instagram një “trailer” të klipit të tyre të ri, nga ku dëgjohet edhe një pjesë e këngës.

Blero ka treguar për media se askush nuk ka marrë leje për këtë këngë, ndërsa bën të ditur se i ka “kërcënuar” djemtë që brenda 24 orëve t’i japin të drejtat autoriale.

“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka treguar Blero./gazeta.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme