Blero ka mall për të fejuarën

20:54 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Një nga çiftet më të përfoluar të estradës shqiptare, padyshim se është Blero dhe Afrona.

Ata gjatë tërë kohës mundohen të tërheqin vëmendjen e të gjithëve me anë imazheve të cilat i publikojnë, shkruan arbresh.info.

U ndanë e u bashkuan shumë shpesh, por tani lidhja e tyre siç duket u bë edhe më e fortë, sepse që dy përmes rrjeteve sociale i tregojnë haptazi dashurinë njëri tjetrit.

E këtë gjë e ka bërë edhe sot Blero, ai përmes një imazhi në Instagram ka treguar se e fejuara e tij, Afrona Dika është duke i munguar shumë.

“Më mungon dashuri”, ka shkruar Blero në imazhin ku shihet duke e puthur Afronën.

Ndryshe dihet se çifti jetojnë larg njëri tjetrit për shkak të obligimeve profesionale./Arbresh.info

 

https://www.instagram.com/p/BhZhM2xlccQ/?hl=en&taken-by=bleromuharremi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme