Blero i revoltuar: Nuk e di a jam në karantinë apo fushatë zgjedhore

23:57 | 29 Prill 2020
A. B.

Këngëtari i njohur, Blero sonte u shpreh i  revoltuar lidhur me temat që po diskutohen nëpër emisione televizive.

Këtë ai e ka shprehur me një postim në InstaStory ku ka kritikuar televizionet kosovare, shkruan portali arbresh.info

“S’po di a jam në karantinë apo në fushatë zgjedhore. Allahile a mundeni me i kqyrë gjashtë televizionet tona kryesore dhe kallxomëni se nuk jam kah marrë vesh. As edhe një diskutim për pandemi. Zoti na ruajt! Zoti i bekoftë shqiptarët!”, ka shkruar Blero.

Ndryshe, Blero ditët e karantinës po i kalon i vetëm në banesën e tij në Prishtinë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme