Blero fshin klipin ‘Mbylli sytë’, kjo është arsyeja

00:45 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Këngëtari Blero ka publikuar projektin e ri.

Ai këtë herë erdhi me duet, ku bashkoi forcat me këngëtaren Albulena Ukaj, shkruan arbresh.info.

Por, disa ditë pas publikimit të këngës ‘Mbylli Sytë’ ndodhi diçka e papritur.

Blero ka fshirë këtë videoklip nga Youtube.

I kontaktuar nga stafi i emisionit n’ZOOM Blero i dha arsyet e veta.

‘Videoklipi im është bërë privat për arsye personale, kompania Onima e ka bërë në mëngjesin e sotëm, nuk është fshirë por u bllokua’, u shpreh Blero,

Përndryshe, ai tani është në përgatitje të një bashkëpunimi tjetër që sipas burimeve të n’ZOOM do jetë në duet me Kolë Oroshi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme