Është publikuar bashkëpunimi ndërmjet Blero Muharremit dhe Leonora Jakupit, i cili është publikuar në YouTube.
Kënga titullohet “Ke gabu” dhe mban firmën e Chipsit që e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë orkestrimin, ndërsa Shpëtim Desku është producent ekzekutiv i projektit.
Publikimi i këngës është shoqëruar edhe me një video që duket të jetë pjesë e xhirimeve të fundvitit.
Blero kishte paralajmëruar kohë më parë se do të vinte me disa bashkëpunime muzikore në këtë fundvit. Krahas Leonorës, duetet e tij do të jenë edhe me Sabri Fejzullahun, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin.
Ndërkohë që Leonora, ditë më parë e publikoi bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun, “Simpatia e shkollës”. /Telegrafi/
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë