Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla, ka kritikuar artistët për mbajtjen e protestës për kërkimin e lejimit të dasmave e ahengjeve.
E e menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit të njohur, Labinot Tahiri, shkruan portali arbresh.info
Labi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se turpi nuk e njeh atë dhe ka treguar se pa e njohur fare ka kërkuar që pagat e mjekëve të rriten për shkak të kontributit.
Postimi i tij i plotë:
I nderuar Blerim Syla, turpi mua nuk më njeh sepse nuk turpëroj askend e as nuk ofendoj mjekët dhe as Prishtinên e Kosovên me deklaraten time!
Nêse dikush perfiton nga protestat me se paku perfitoj unê personalisht!
Pêr mua nuk me vjen keq qe jemi pa mbremje, kam dal per shum kend aty jo vetem per vete, por ja qe ti ti me atakon mua ske faj!
Isha ai që qova në spitale maska pa i pasur fare ti dhe sindikata juaj!
I turpshëm unë a?
Po të isha i turpêruar nuk do ua hiqsha afro 100 fëmijë nga shtreterit e spitalit kur ata kerkonin shêrimin jashtë shtetit tuaj!
Pa ju njohur fare, kam thënë se rroga e deputetit të ulet dhe të rritet e mjekëve se unë nuk bëj politik por veproj me zemêr.
E kam thën sa isha deputet këtë deklaratê për faktin se dhe pa qenë COVID 19 MJEKÊT JANË DORA E DYTË PAS ZOTIT që i quaj heronjë dhe shpêtimtarë!
Ju keni shkarravitur tani deklaraten time me ate se çfarê keni folur ne TV7
Thjesht e kam dhënë dhe qendroj mbrapa sepse akoma nuk më ka kap virusi dhe kam të drejtë të mos besoj, dhe njëkohesisht të them se nuk ka virus.
Me natë tê mirë i nderum e do të viej dita kur do të bëjë krenar, e jo tê më shihni si njeri të turpshêm.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. /arbresh.info/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...