Google ADS

Bleona shokon fansat, publikon video duke marrë injeksione

07:20 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme shqiptare Bleona Qereti ka shokuar fansat me videon e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë video ajo shihet duke marrë injeksione tek kërthiza dhe ka shpjeguar se është në proces të ngrirjes së vezëve të saj, shkruan arbresh.info.

Ajo e ka xhiruar tërë procedurën e marrjes së dy injeksioneve dhe kjo ka habitur ata që e kanë parë duke u shprehur se nuk po e kuptonin se çfarë po bënte.

Duket se Bleona po synon të bëjë një fëmijë pasi ngrirja e vezëve bëhet për këtë arsye./arbresh.info/

https://web.facebook.com/Bleona/videos/1648168308583377/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme