Google ADS

Bleona sërish tërheq vëmendjen me veshjen transparente në ndejën pas ‘Oscars 2020’

15:54 | 10 Shkurt 2020
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare që synon karrierë ndërkombëtare, Bleona Qereti, ka qenë një prej yjeve pjesëmarrëse në ndejën e organizuar nga Elton John dhe Fondacioni AIDS pas ceremonisë së ‘Academy Awards 2020’.

Bukuroshja shqiptare ka marrë vëmendjen me dukjen e saj, me ç’rast kishte veshur një fustan të gjatë transparent, nën të cilin shihej fiziku i saj.

‘Elton John AIDS Foundation Academy Award Party’ është një prej ndejave që organizohen në Los Angeles pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

(Foto: Tommaso Boddi/Getty Images for IMDb/Guliver)

Për herë të parë është mbajtur në shkurt të vitit 1993 dhe asokohe ishin grumbulluar 300.000 dollarë. Është organizuar nga Patrick Lippert, një aktivist i AIDS-it, i cili ka vdekur nga kjo sëmundje vetëm disa muaj më pas.

Nikoqir i evenimentit është Elton John dhe Fondacioni AIDS, ndërsa pjesëmarrës janë emra të njohur të skenës botëror, të cilët përmes biletave të shtrenjta (nga 3.500 dollarë) kontribuojnë në grumbullimin e fondeve për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Në vitin 2010 ishin grumbulluar plot tetë milionë dollarë. /Telegrafi/

(Foto: Jemal Countess/Getty Images/Guliver)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme