Bleona Qereti ditën që lam pas ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” gjithë procedurën e ngrirjes së vezëve por ajo u gjykua shumë nga njerëzit në rrjetet sociale.
Por sot ajo ka dal me një sqarim për të gjithë ata që e gjykuan atë duke e ofenduar me fjalët më të renda.
“Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë… Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t’u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injornacen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohem I te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi I nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO.” ka shkruar Bleona.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...