Bleona Qereti rikthehet si opinioniste në “Love Story”

09:11 | 16 Nëntor 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Bleona gëzon një karrierë të bujshme profesionale, tanimë është rikthyer në Shqipëri për të qenë pjesë e një spektakli, shkruan portali arbresh.info

Artistja është përzgjedhur si opinioniste në emisionin e dashurisë “Love Story 2”, përkrah Robert Aliajt dhe Jerina Lalajt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

“Pavarësisht se kam gjithë jetën në sytë e publikut, jeta ime private ka qenë gjithmonë shumë e shenjtë. Unë jam e lirë si individ, por besoj tek vlerat – unë besoj tek familja”.

“Dhe uroj që çdo kush nga këta të rinj që ka ardhur në këtë shou ta gjejë dashurinë e vërtetë. Dashurinë pa kushte, pa kompromise! Edhe pse marrëdhëniet tuaja do të zhvillohen nën monitorimin e kamerave, shpresoj që jeni të vërtetë në emocionet e juaja”, u shpreh Qereti.

Kujtojmë se kohëve të fundit, Bleona është treguar më pak aktive këto kohë në rrjetet sociale, duke preferuar të qëndrojë më e qetë dhe të fokusohet më shumë në veten e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme