Google ADS

Bleona Qereti ka një mesazh për burrin e ardhshëm

21:56 | 30 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti nuk ka deklaruar ndonjë lidhje të re dashurie pas romancës së saj me Gani Bardhin.

Edhe pse është një femër joshëse dhe e guximshme, ende nuk e ka gjetur djalin e ëndrrave. Por ka një mesazh për atë që do ti vjedhë zemrën dhe këtë e tregoi në intervistën e saj për “Why Not” në Ora News.

“Kam vetëm një mesazh për ti thënë. Nqs ti dëshiron që unë të jem ëngjëll, atëherë më krijo parajsën sepse ëngjëjt nuk jetojnë në ferr”, tha Bleona duke mos vijuar më tej.

Ndërsa për jetën në Amerikë, ka zbuluar se nuk ekzistojnë ngacmimet si në Shqipëri dhe kjo gjë duket se i mungon paksa.

“Mua më ka marrë malli të më vardiset dikush sepse e kam harruar kohën kur mund të më vardiset dikush”,- përfundoi Bleona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme