Bleona publikon një fotografi provokuese, vë në pah linjat atraktive

14:11 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti shënoi rikthimin e saj në muzikë pak javë më parë me baladën e saj më të re.

“I don’t need your love” titullohet kënga e saj më e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat.

Ajo erdhi me një paraqitje mjaft ‘të nxehtë’ dhe provokuese në klip, teksa vazhdoi të vërtetojë se është ende në top formë.

Imazhe të tilla provokues,e Qereti ndan shpesh edhe me fansat në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me një material transparent, i cili vë në pah të gjitha pjesët e trupit të këngëtares.

https://instagram.com/p/BlIxmPQDVyM/?utm_source=ig_embed

Mos harroni të shkëlqeni si diamant…edhe nëse jeni të mbyllur në ndonjë kafaz”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Nga ushtrimet e rregullta në palestër, këngëtarja duket se ka arritur në një rezultat të mirë, duke pasur një trup perfekt.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumtë, teksa shumica e kanë komplimentuar për faktin se edhe pas kaq vitesh vazhdon të mbetet në top formë.

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të realizohet një dokumentar mbi jetën e saj, teksa është nisur edhe realizimi i një libri autobiografik për karrierën e saj artistike ndër vite. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme