Kureshtarë të dini se cili ka qenë mendimi i bashkëshortes së Blendi Fevziu në puntatën ku doli paksa nga vetëvetja?
Të gjithë e mbani mend besojmë puntatën e “Opinion” ku të ftuar ishin Artan lame dhe i ndjeri Sokol Olldashi.
Në debatin mes të ftuarve, teksa flisnin për rrugët në vend, u përfshi edhe Blendi.
Me shkopin e tij drejtues, ai u kërkonte të ftuarve që të mos e ndërprisnin njëri- tjetrin, por Artan Lame, sot kreu i ALUIZNIT, nuk i bind.
Kjo gjë duket se e acaroi shumë Fevziu, i cili iu “hakërrye” këtij të fundit. Sot kanë kaluar shumë kohë, dhe ky moment kujtohet si një batutë.
“Pusho pushoo” pushtoi rrjetet sociale, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në “Opinion”.
Gjatë një interviste të dhënë për Revistën Who për 20 vjetorin e “Opinion”, Blendi ka rrëfyer mesazhin që i kishte dërguar bashkëshortja e tij në ato momente, edhe pse kur e pa ishte tepër vonë.“Mbaj mend që më çoi një mesazh ku thoshte pak e shumë: Je jashtë kontrollit, qetësohu.
Nëse nuk e mban dot veten fut reklamë që të relaksohet situata. Kuptohet që unë e pashë pasi kishte mbaruar emisioni. Shumë më vonë”, tha Blendi.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...