Edhe pse fillesat e tij në televizion do t’i kishte fillimisht nën siglën e TVSH-së, ‘’Opinioni’’ i tij dhe i gjithë shqiptarëve që e kanë ndjekur për thuajse 20 vite, do të kishte periudhën e tij më të mirë në Televizionin Klan.
Megjithatë mesa duket Blendi Fevziu ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në një tjetër ekran, atë të Top Channel.
Lajmi i largimit të tij drejt këtij të fundit qarkullon prej disa ditësh në qarqet gazetareske dhe rrjete sociale, megjithatë vetëm pak ditë më parë gazetari shumë i njohur do ta pranonte këtë lajm. Sipas tij, televizionet në Shqipëri tashmë dominohen kryesisht nga anti-vlerat, dhe kjo shkakton që të mos kenë peshë e sukses. Në një intervistë për emisionin ”Provokacija” Blendi foli më shumë rreth kësaj teme
‘’Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë. Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më. Kjo ka të bëjë me lëvizjen. Është një gjë që ka ndodhur rëndomtë në botën e futbollit. Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si financiar, por mund të jetë edhe një vendim emocional. Nuk kam vendosur akoma. Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja. Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur. Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë. Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi. Mendoj që Tv Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë. Kam 21 vjet në ekran. Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske. Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat.”, -përfundoi ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...