Gazetari Bledi Mane është futur prej pak ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Përkundër faktit që është një figurë e pëlqyer e gazetarisë në Shqipëri, ai është një gazetarët më të urryer në Kosovë.
Kjo pasi kohë më parë, Mane kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit.
Kaq kishte mjaftuar që deklarata e tij të shpërndahej me të madhe në thuajse të gjitha rrjetet sociale në Kosovë.
E teksa ka bërë një bisedë me banorët e BBVA në orët e vona, Bledi ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje, duke thënë se kulinaria e shqiptarëve të Kosovës është prapa.
Ndërkohë, ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi ajo e cila ka reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”.
“Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka theksuar gazetari i Top Channel.
Videoja në fjalë ka qarkulluar gjithashtu me të madhe në rrjetet sociale, ku komentet negative lidhur me deklaratat e tij kanë qenë të pashmangshme./telegrafi
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...