Si prind, është goxha e vështirë të menaxhohen pritshmëritë për fëmijët kur ata rrëfejnë se çka duan të bëhën kur të rriten.
Ndonjëherë, të rriturit kanë nevojë t’i lënë mënjanë mendimet e dështimit apo realitetin se si bota lejon Donald Trump të bëhet president dhe të kujtojnë se si është të jesh fëmijë dhe të shohësh se gjithçka është e mundur.
Duket se të njëjtën gjë e kanë menduar prindërit e Blake Livelit derisa ajo ishte duke u rritur. Ditën e mërkurë, aktorja e “ The Shallow” u shfaq ne galan e L’Oreal, gratë me vlerë” dhe foli për CTV ku rrëfej këshillën e nënës së saj për vetëbesimin.
“Çkado që ndodhte, nëse po bëja ndonjë projekt për shkollë apo nëse po punoja diçka kreative, ajo gjithnjë do të më thoshte “ Mund ta prishesh fare” tha ajo.
“Unë vërtetë mund ta shkatërroja të gjithë punën por vet fakti që më thoshte ajo më bënte të ndjehesha sikur nuk po mundem” 29 vjeçarja e cila u pa ditëve të fundit duke ecur nëpër rrugët e New Yorkut me burrin e saj, aktorin Ryan Reynold, thotë se duke falënderuar pozitivitetin e nënës së saj ajo u bë e gatshme për të fillluar një karrierë si aktore. “ Une mora përsipër rreziqe dhe bëra gjëra që ndoshta kisha menduar që nuk mund t’i bëja” shpjegoi ajo.
Aktorja foli edhe për nevojën e prindërve për t’i mësuar fëmijët për standardet e bukurisë dhe për t’u shpërndarë idenë e përsosmërisë në të kaluarën. “ Unë mendoj që ne të gjithë besojmë në të njejten gjë, dhe e cila është lumturia, çdo kush dëshiron lumturi, paqe, dhe të ndihet i sigurt, tha ajo për eTalk.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...