Blac Chyna dyshohet për një akt vandalizmi, pasi ia ka thyer telefonin një fotografi.
29-vjeçarja është xhiruar teksa po dilte në një rrugicë luksoze dhe e ka kërcënuar paparacin që po i bënte fotografi gjatë kohës kur po dilte nga një klub nate.
Nëna e dy fëmijëve mësohet t’i ketë bërtitur: “Mu hiq sysh” dhe ia ka hedhur telefonin në tokë gjatë përplasjes.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=25&v=5RNJQ5DIuhM
Duket se pas incidentit fotografi ka bërë denoncim në polici për vandalizëm dhe tashmë Chyna është e dyshuar, raporton TMZ.
Ndryshe, Blac Chyna, emri i vërtetë i të cilës është Angela Renee White, është një modele dhe ish-striptiste amerikane, e cila tash ka brendin e saj të makijazhit dhe është pronare e disa salloneve të bukurisë në SHBA.
Ajo u bë e njohur pas lidhjes me reperin Tyga (2011), me të cilin ka një djalë. Çifti u nda në vitin 2014.
Në janar të vitit 2016, Chyna filloi lidhjen me Rob Kardashian, me të cilin ka një vajzë (që lindi në nëntor 2016). Pas disa ndarjeve dhe ribashkimeve, çifti u nda përfundimisht në shkurt 2017. /TCH
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...