Blac Chyna ka paditur familjen Kardashian, duke pretenduar se janë fajtorë për anulimin e emisionit të saj në televizon.
Ajo ka akuzuar familjen ‘hakmarrëse’ se dëshirojnë t’ia shkatërrojnë karrierën dhe jetën private.
Avokatja e Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White ka konfirmuar për BBC se në padi është emri i Kris Jenner së bashku me Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian si edhe Kendall e Kylie Jenner.
Padia vjen pas prishjes së marrëdhënies së Chyna me Rob Kardashian, ndërkohë që kanë edhe një vajzë së bashku.
Pas ndarjes të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën, ku 29-vjeçarja pohon se djali i Kardashianëve e ka sulmuar dhe ka përdorur dhunë ndaj saj.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.
Në anën tjetër motrat, Khloe, Kim dhe Kylie janë në pritje të së ardhjes në jetë të pasardhësve.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha