Biznesmeni i njohur i revoltuar pas arrestimit të Elsa Lilës: Turpëroi të gjithë shqiptarët

13:05 | 17 Mars 2022
A. B.

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është arrestuar dje bashkë me 13 të tjerë të dyshuar për trafikim droge.

Biznesmeni shqiptar që jeton prej disa kohësh në Amerikë, Elton Ilirjani ka reaguar mbi arrestimin e bujshëm të këngëtares përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Ilirjani i revoltuar shprehet se Lila nuk ka turpëruar vetëm veten, por të gjithë shqiptarët e suksesshëm nëpër botë.

Gjithashtu, ai bën thirrje televizionit kombëtar shqiptar RTSH-së dhe instuticioneve përgjegjëse t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e Këngës.

“Meqë kjo artistja Elsa Lila nuk është se turpëroi vetëm veten e saj, por gjithë ata shqiptarë të sukseshëm nëpër botë, autoritetet shqiptare të artit RTSH dhe institucione të tjera përgjegjëse duhet t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH! Kjo praktikë distancimi ndiqet rregullisht nga institucionet ndërkombëtare të artit botëror. Kuptohet, nëse në Shqipëri trafikimi i drogës shihet si problem madhor për shëndetin e të rinjve“, shkruan biznesmeni në Instagram.

Ndër të tjera, Ilriani e ka treguar haptazi se nuk e ka pëlqyer si artiset Lilën./arbresh.info/

lexo edhe:

Zbardhen përgjimet e Elsa Lilës: Na duhet një i besuar në shtet, si në Shqipëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme