Bizhuteritë e Rita Orës në vlerë 4 milionë harrohen në avion

10:28 | 24 Maj 2019
A. B.

Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, janë harruar në avion.

Sipas “AFP”, bizhuteritë ishin huazuar nga një markë luksoze, ndërsa gruaja që po kujdesej për to i ka harruar në avionin e saj në aeroportin e Nicës, në Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Kur ajo e kishte kuptuar, avioni ishte nisur për t’u kthyer në aeroportin e Londrës. “Dikush me mendje në re gati humbi disa miliona” tha një polic me shaka, ai tha se bizhuteritë janë kthyer në Nicë nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli 28-vjeçar, e lindur në Kosovë vonë u shfaq në Kanë më 16 maj duke mbajtur një gjerdan diamanti dhe kishte veshur një fustan të bardhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme