Binjakët e Beyoncës dhe Jay-Z mbushin një vit, këngëtarja me dedikim të veçantë

11:44 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Ajo para një viti ka mirëpritur binjakët Sir dhe Rumi në familje.

Dhe Beyonce i bëri binjakët e saj qendër të vëmendjes gjatë urimit për ditëlindje në performancën e saj në Manchester të Anglisë, shkruan arbresh.info.

“Urime ditëlindja Sir dhe Rumi. Ju duam shumë” ka thënë këngëtarja gjatë performimit duke elektizuar fansat që kishin ardhur ta përcjellin.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z u bënë prindër të tre fëmijëve vitin e kaluar, ata gjithashtu kanë një vajzë gjashtë vjeçare, Blue Ivy.

Dyshja në hapjen e turneut botëror ‘On The Run II’, festuan 10-të vjetorin martesës së tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme