Billie Eilish është bërë artistja e parë femër që zë vendin e parë në top-listë për një këngë të realizuar për një film të James Bondit, si dhe muzikantja e dytë në përgjithësi që e arrin këtë sukses.
Ajo ka shtyrë datat e mbetura nga turneu i saj i 2020-ës, për shkak të COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Artistja 18-vjeçare fituese e çmimit “Grammy” njoftoi këtë të mërkurën pasdite në një deklaratë për 63 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
“Ekipi im dhe unë po punojmë për të rregulluar gjithçka dhe premtoj se do t’ju njoftoj sa më shpejt që të mundemi. Qëndroni të sigurt”, shkroi Eilish.
Eilish, personalisht, e përshkroi vendimin si për të ardhur keq, por diçka që duhej të bëhej për të siguruar fansat e saj besnikë dhe të përkushtuar.
Në një deklaratë tjetër të ndarë në Twitter, ekipi i saj shkroi: ‘Fatkeqësisht për sigurinë e të gjithëve ne duhet të shtyjmë pjesën tjetër të koncerteve këtë vit’.
Eilish po planifikon data të reja për turneun.
“Sapo të jenë përfunduar datat, Billie do të ndajë orarin e azhurnuar dhe të gjitha biletat do të respektohen në përputhje me rrethanat. Ju falënderoj për mirëkuptimin. Qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Billie Eilish në mes të pandemisë globale ka qenë e vetmuar në shtëpinë e saj.
Për këtë gjë ajo ishte shprehur se ndjehej e lumtur, pasi që edhe njëherë si person i tërhequr nuk ka dëshirë që të rrethohet me shumë njerëz. /arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...