Billboard ka publikuar këto ditë listën vjetore për top 100 femrat më mira artiste dhe të dëgjuara gjatë vitit 2020.
Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa, shkruan portali arbresh.info
Artistja sensacion e këtij viti, u shpërblye me çmimin “Powehouse Award”, i cili dhurohet për aktin muzika e të cilit mbizotëroi në vitin përkatës përmes transmetimit, shitjeve dhe radios.
Dua hyri në rrjete sociale për të bërë të ditur lajmin e rëndësishëm në karrierën e saj, duke publikuar dy imazhe ku dukej tërheqëse.
Dua Lipa ka qenë pa diskutim një nga artistet femra më të suksesshem sivjet në tregun ndërkombëtar dhe edhe statistikat e fundvitit të nxjerra nga platforma Spotify, zbuluan se ajo ishte dëgjuar plot 3.8 miliardë herë gjatë vitit 2020. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...