Google ADS

Bilbili i Kosovës kujtohet në ditëlindjen e saj

14:25 | 7 Maj 2020
A. B.

Po të ishte gjallë ajo sot do të festonte ditëlindjen e saj të 87-të.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Në vitin 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare.

Në vitin 2012-të, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme