Bilbilat e Mushtishtit në ditë zie, ndahet nga jeta një person shumë i dashur për to

17:44 | 19 Shkurt 2019
A. B.

Bilbilat e Mushtishtit sot kanë pasur një ditë zie, sepse kanë humbur një person shumë të dashur dhe të respektuar për to, mësuesin e tyre të parë.

E këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë këngëtarët përmes postimeve në rrjetin social Instagram, shkruan portali arbresh.info

“Sot humbëm mësuesin e parë të muzikës, njeriu që na dha hapat e parë, Ibrahim Hamiti. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime”, shkruan në postimin e Motrave Mustafa.

Humbja e Ibrahim Hamitit e ka prekur thellë edhe këngëtaren Shyhrete Behluli e cila po ashtu e ka publikuar fotografnë e tij në Instagram.

“Ishte ti arsimtari i muzikës që zbulove dhe zhvillove talentin tim, të jem mirënjohëse përgjithmonë. U prehsh në paqe”, ka shkruar Behluli pranë imazhit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme