Google ADS

Bikini dhe aksesorë, Era Istrefi shpenzon mbi 30 mijë euro

21:12 | 11 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Era Istrefi është këngëtarja që është duke pauzuar nga projektet muzikore.

Ani pse shpesh herë shihet duke punuar në studio, deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë prurje të re nga ana e saj.

Përkundër kësaj, këngëtarja nuk po i lë anash postimet nga përditshmëria, ku përherë duket e mrekullueshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqip Closet (@shqip.closet)

Shqip.closet ka publikuar çmimet e rrobabanjo dhe aksesorët, derisa artisja ka harxhuar një shumë të majme parash.

Por, edhe për pamjen e saj duhen disa shpenzime, ku Era në një ‘look’ ka shpenzuar mbi 30 mijë euro.

Çmimin më të lartë në paraqitjen e këngëtares e mban ora e firmës ‘Cartier’, vlera e së cilës arrin deri 24.800 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme