Big Mama ishte e ftuar në “Pardon my French” për të folur për eksperiencën e saj në “Big Brother Vip” por edhe për planet e jetës.
Big Mama u shpreh se pengu më i madh i saj i kësaj eksperience është fakti që nuk ka qenë në shtëpi kur ishte edhe Kledi Hysa.
“Nuk u futa që në fillim për shkak të angazhimeve. Më vjen keq që nuk kam qenë në periudhën kur ka qenë Kledi. Më ngeli peng. Ato 23 ditë që qëndrova mu dukën si 230 ditë. Mendoj se do e kisha fituar po mos të dilja vetë. Me shpirt kam dashur që ta fitojë Arjola, por pasi mori shtëpinë, s’kam problem më. Po, do hyja sërish. Kam një bagazh të madh, kam provuar shumë gjëra, ‘Big Brother VIP’ kishte ngelur, shkova dhe bëra m-në”, shprehu Big Mama.
E pyetur nga moderatorët, këngëtarja zbuloi se për momentin është beqare por nuk i kurseu shakatë duke thënë se meshkujt “e kanë frikë” sidomos pas debatit që pati në shtëpi me Antonelën.
“Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë.”- tha ajo.
Big Mama tregoi dhe për planet e saj në karrierë ku zbuloi se shumë shpejt do të nxjerrë një projekt të ri muzikor.
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...