Google ADS

Big Mama humb personin më të dashur

11:41 | 9 Nëntor 2019
A. B.

Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama ka humbur personin më të dashur.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka njoftuar se pas një sëmundje babai i saj ka ndërruar jetë.

“Njoftim. Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqtë të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, ka shkruar këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/B4pACqYnsM0/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme