Pas debatit me Ervinin në dhomë, Damiano i bashkohet Benardit dhe Liridonit te këndi i cigareve. Në momentin që del Damiano, Danjeli futet brenda.
Damiano del i nxehur nga debati me Ervinin dhe i drejtohet duke bërtitur Benardit.
“Akoma nuk e keni kuptuar ju që është një lojë?! Unë po i them gjërat drejt këtu, Danjeli po ju përdor. Danjeli po ju përdor, hapni sytë!”, i thotë ai.
Benardi thotë jo Danieli, por Ervini, ndërsa Damiano thotë se edhe vetë Ervini po përdoret nga Danjeli.
“Po të përdor Danjeli. Ti je njeriu më i sinqertë dhe më i drejtë këtu, por të merr Danjeli (i kap hundën) dhe nga këtu të çon atje e nga atje të sjell prap këtu”, i thotë ai Benardit.
Në këtë moment, Benardi i kërkon që të mos e prekë më dhe përlotet nga gjesti i bërë nga Damiano.
“Nëse do të flasësh fol me gojë, por mos më prek me dorë”, i thotë ai Damianos.
Më pas, Liridoni largon Damianon dhe ngushëllon Benardin.
“Nuk ka shans të më prekë ai mua tek hunda. Po të dojë le të flasë, por jo të prekë”, i thotë ai Liridonit.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin