Big Brother VIP shkund Instagramin: Dikush humbi 20 mijë, e dikush fitoi 50 mijë ndjekës!

20:27 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 duket se kanë pësuar ndryshime të mëdha në rrjete sociale.

Gjegjësisht në Instagram, disa prej tyre kanë fituar shumë ndjekës e ka edhe prej atyre që kanë humbur, transmeton klankosova.tv.

Ora 7, ka analizuar dhe ka sjellë statistika rreth asaj se si qëndrojnë konkurrentët me rrjete sociale.

Banori që ka fituar më shumë ndjekës është Drilon Rama, kurse banorja që humbi më shumë është Rovena Stefa.

”Driloni ka më së shumti rritje, diku rreth 50 mijë ndjekës i janë shtuar, Arioni ka pasur një rritje, rreth dhjetë mijë”.

”Rezarti kishte 142 mijë, i fitoi rreth shtatë mijë”, thonë gazetarët gjatë analizës.

”Rovena është e vetmja banore që ka pësuar rënie, i ka humbur rreth 20 mijë ndjekës”.

”Kevini ka pasur një rritje, rreth dhjetë mijë. Bay T, rreth 30 mijë i ka fituar. Leo ka hyrë me një milion dhe tani po ashtu ka një milion. Lela i ka pasur rreth 10 mijë, ka fituar më shumë se 30 mijë. Gjesti ka fituar 13 mijë”, thanë ata ndër të tjerash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme