Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i ‘Big Brother VIP3’ ndryshe nga herët e tjera.
Që në nisje të tij, drejtuesi i këtij programi Ledion Liço ka kujtuar se si një vit më parë ndaj godinës së Top Channel, të një media të lirë që argëton dhe kulturon audienca në çdo cep të globit, ndodhi një sulm i dhunshëm me armë, ku fatkeqësisht viktimë ka mbetur roja i godinës Pal Kola.
Teksa sulmi i pakuptimtë vijon ende të jetë i pazbardhur, Ledion Liço ka uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, teksa iu ka kujtuar familjarëve të Pal Kolës se dashuria e përkrahja ndaj tyre do të jetë gjithmonë.
“Një vit më parë 40 minuta pas mesnate 25 plumba do të qëllonin mbi studiot e Top Channel. Plumba që do të merrnin jetën e rojes së godinës ballore, Pal Kolës dhe do të trondisnin stafin e Big Brother VIP që ishin të vetmit në atë orë të vonë në punë. Një ngjarje, e cila fatkeqësisht që është shumë e rëndë dhe e pazbardhur, një goditje e fjalës së lirë, televizionit të të gjithë shqiptarëve që informon, argëton dhe kulturon audiencat në çdo cep të globit.
Për njerëzit që janë pas kamerave, me një besim të patroshitur që vazhduan dhe vazhdojnë të sjellin programet që kaq shumë doni, lëvdoni dhe komentoni për stafin e Big Brother VIP dhe të Top Channel shkon kjo duartorkitje.
Uroj vërtetë që ngjarje të tilla të mos kemi më në këtë vend dhe natyrisht uroj që familjarët e Pal Kolës të ndjejnë dashurinë që ne dhuruam nga studio dhe që ne do të jemi gjithmonë pranë. Një viktimë që ishte krejt rastësore e një sulmi krejt të pakuptimtë që siç iu thash ende nuk është zbardhur.”– tha Ledion Liço./tch/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani