Olsi ka marrë në dorë zarfin që i është dorëzuar nga “Vëllai i Madh” dhe e lexon para banorëve të tjerë.
Ndërsa ata presin të lexohet prova e javës, Olsi lexon një tjetër komunikim që ka të bëjë me dhomën e imunitetit dhe një çift të përzgjedhur.
“Konkurrentë, duke nisur nga sot, çdo mbrëmje do të të thërras një çift që do të jetë i përzgjedhur për të pasur 30 minutat e tyre të imunitetit në dhomën “vend për dy”, qëndroni gati”, është komunikimi i “Vëllait të Madh” në zarfin që lexoi Olsi.
Një vendim që është pritur mjaft mirë nga shumica e banorëve, një pjesë e të cilëve edhe duartrokasin.
Por pas komunikimit të vendimit nga “Vëllai i Madh” se duke filluar nga sot, nga një çift do përfitojë 30 minuta qëndrim në dhomën “Vend për dy”, Musa dhe Dona diskutojnë rreth kësaj.
Ata sapo janë njohur dhe nuk janë gati për marrëdhënie seksuale, dhe ideja se do të qëndrojnë për 30 minuta në dhomën e imunitetit i ka futur në mendime, kryesisht për Donën, e cila mendon edhe refuzimin e qëndrimit në këtë dhomë.
Por Musa e sqaron se janë 30 minuta imunitet dhe asnjë më tepër. “Aty thuhet 30 minuta intimitet, mund të flasim, mund të luajmë. Nuk thuhet 30 minuta marrëdhënie”, shprehet Musa.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...