Big Brother sot me plotë të papritura, Liam Mandiaro rikthehet në shtëpi

18:53 | 19 Mars 2024
E.H

Spektakli më i ndjekur, Big Brother VIP edhe mbrëmjen e sotme premton ngjarje spektakolare.

Banorët janë përfshirë në debate të forta dhe dinamika të shumta, teksa mesditën e djeshme Vëllai i Madh i dënoi duke u hequr të gjithë ushqimin nga sponsorat për shkak të shpërdorimit të njëpasnjëshëm. Çfarë do vendoset sot për ta?

Me plot surpriza dhe të papritura, Vëllai i Madh ka lënë me pikëpyetje rikthimin e Liam Mandiaro në shtëpinë e BBV, prej së cilës u largua si i arrestuar pak javë më parë. Po ashtu, një rrëfim i papritur nga Egla ka tronditur opinionin publik. Çfarë do të thotë ajo për akuzat e ngritura? Kush do të largohet mes Eglës dhe Rikes?

Lideri i ri do të vendoset sonte përballë një zgjedhjeje të vështirë, ndërsa një surprizë emocionuese pritet për Françeskën. Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme