Big Brother: Damiano tregon të fshehtën e tij, ja sa herë e ka takuar të atin

20:04 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Ndërsa Xheni është duke folur për familjen e saj dhe sa shumë ata kanë besim tek njëri-tjetri, Damiano nxjerr për herë të parë në dritë një detaj të rëndësishëm nga jeta e tij, raportin me të atin.
“Unë me babain tim, nuk kam shumë raporte. Unë e babain tim e kam takuar 4 herë në jetë. Kjo për faktin se nuk ka qenë njeriu i duhur për veten e tij në radhë të parë, pastaj për nënën time. Unë jam rritur shumë keq. Mënyra se si kam ecur ndjetë, përballja me situata të ndryshme më kanë ndihmuar të formojnë karakterin”, tregon Damiano.

Ndërsa Xheni e pyet se nëse mamaja i ka qëndruar pranë, Damiano përgjigjet: “Nëna është shumë e dhimbsur”.

Mungesa e babait, tregon Damiano e ka bërë që të rritet para kohe. “Vetë jeta më ka bërë të rritem para kohe. Të bëhem zot i vetes. Mos të pres nga nëna, mos të pres nga askush. Të punoj vetë, çdo gjë ta bëj vetë”, thotë Damiano, duke shtuar se tani është i aftë të ndihmojë si nënën edhe gjyshen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme