Popullariteti i futbollistit spanjoll, Gerard Pique, ka rënë dukshëm në rrjetet sociale dhe ndër tifozët e Barcelonës që nga ndarja prej Shakiras.
Në ditët e fundit, qendërmbrojtësi i Barcelonës ka humbur miliona ndjekës në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, brenda pesë ditësh, numri i ndjekësve të tij kishte rënë nga një milion në ditë.
Në anën tjetër, numri i ndjekësve të Shakiras është rritur në total për rreth dy milionë më shumë.
Ndarja dhe skandalet e Pique po bëjnë bujë, edhe në mesin e markave komerciale dhe tifozëve të skuadrës së Barcelonës.
Sipas sondazhit të fundit të Culemania, 63.3 për qind e tifozëve besojnë se Pique duhet të pensionohet ose të largohet nga Barca.
Vetëm 17.1 për qind e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij. 14.1 për qind favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që të jetë 100 për qind i përgatitur fizikisht, ndërsa 5.4 për qind thonë se ai është dashur të largohej nga Blaugranët shumë kohë më parë. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...