Google ADS

Beyonce zgjedh muzeun e Romës për klipin e saj

11:11 | 19 Korrik 2018
A. B.

Muajin e kaluar, Beyonce dhe Jay Z publikuan albumin e tyre, “Everything is Love” bashkë me videoklipin e “Apeshit”, i cili ishte xhiruar brenda muzeut të famshëm, atij të Luvrit.

Video pati mjaft impakt pasi filmimet krah veprave më të çmuara paralelizoheshin me vepra të tjera të kulturës afro-amerikane.Duket se Beyonce nuk do të mjaftohet me muzeun e Luvrit, por tashmë i ka vënë syrin një tjetër vendi “të ndaluar”. Bëhet fjalë për Koloseun antik të Romës.

Sipas mediave italiane, artistja e njohur ka kërkuar të xhirojë brenda Koloseut, por kërkesa e parë është refuzuar për shkak të programimit të kohës nga ana e kompanisë së Beyonces.lapsi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme