Google ADS

Beyonce shijon basketbollin me të bijën dhe të ëmën

11:42 | 19 Shkurt 2018
Arbresh.info

Beyonce ishte ylli më i madh që përcjelli mbrëmë nga afër ndeshjen NBA All – Star në Los Angjelos.

Këngëtarja 36 vjeçare nuk kishte shkuar e vetme atje pasi atë po e shoqëronin edhe e bija gjashtë vjeçare Blue Ivy dhe e ëma Tina Knowles 64 vjeçare, transmeton Arbresh.info.

Bey dukej e mahnitshme me një bluzë sportive e me fustan ngjyrë të verdhë e take të larta.

Ajo gjatë gjithë kohës është argëtuar me vajzën dhe të ëmën.

Në këtë ngjarje të madhe për basketbollin amerikan ishin të pranishëm edhe shumë të famshëm të tjerë si Snoop Dogg, Ludacris, Queen Latifah, Arnold Schwarzenegger, Fergie, Jamie Fox etj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme