Beyonce pozon me fustan të zi elegant, edhe kësaj radhe zgjodhi stilistin shqiptar

10:23 | 7 Tetor 2021
A. B.

Ylli botëror, Beyonce edhe kësaj radhe mori gjithë vëmendjen e publikut.

Artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka arritur që të ngjallë reagime pozitive të ndjekësve, shkruan arbresh.info

Bukuroshja ka pozuar me fustanin elegant të hapur në pjesën e sipërme, duke marrë shumë komente pozitive, teksa të veshur mbante fustanin e dizajnuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.

Kujtojmë se, Beyonce për herë të parë zgjodhi veshjen nga Valdrini në ‘Pre-Grammy Awards 2020’, ku u shfaq mahnitëse në fustan të kuq. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme