Diva e muzikës, Beyonce javën e kaluar publikoj projektin e ri muzikor derisa edhe parakaloj në tapetin e kuq së bashku me vajzën e saj, Blue Ivy në premierën e ‘The Lion King’ në Los Angjelos.
Videoklipi i fundit i Beyonce pati një mysafir special. 37 vjeçarja lansoj këngën e re ‘Spirit’ e cila është pjesë e albumit të saj të ripërpunuar ‘Lion King’.
Në klip Beyonce shfaqet në disa skena mahnitëse dhe tejet joshëse, ndërsa nja nga skenat më të mira ishte edhe paraqitja e vajzës së saj, Blue Ivy.
Në minutën e fundit të videos derisa Beyonce ulet në mes të shkretëtirës, aty shfaqet edhe vajza e saj 7 vjeçare e cila ka të veshur të njëjtin fustan si e ëma.
Kjo nuk është hera e parë që Blue paraqitet pranë nënës së saj, ede gjatë premierës botërore të ‘Lion King’, këngëtarja ishte e shoqëruar nga Blue. Për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen, vajza dhe e ëma kishin veshje indetike.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...