Google ADS

Beyonce ndan fotografi të rralla të binjakëve të saj gjatë pushimeve në Indi

00:18 | 22 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi
37 vjeçarja shoqërohej gjithashtu nga vajza gjashtë vjeçare, Blue Ivy dhe bashkëshorti, Jay Z.
Beyonce ka ndarë me fansat fotografi nga pushimet familjare në Indi, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja publikoi fotografi të rralla të binjakëve Sir dhe Rumi, gjatë pushimeve familjare në Indi.

Ajo kishte udhëtuar në Azinë Jugore për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së burrit më të pasur të Indisë, kurse të gjithë udhëtimin dhe performancën e saj në këtë ceremoni e ka dokumentuar në rrjete sociale.

Në këtë album të saj janë edhe fotografitë e këngëtares me binjakët Sir dhe Rumi, të cilët i lindi në qershor të vitit 2017.

Një foto e veçantë nga ky album është edhe ajo e dy vogëlushëve ku shihen të ulur buzë detit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme