Beyonce më në fund ka prezantuar dy anëtarët më të ri të familjes.
Ylli i muzikës pop ndau me fansat fotografinë e parë zyrtare të binjakëve të saj në Instagram, transmeton arbresh.info.
Ajo madje konfirmoi edhe emrat e djalit dhe vajzë së saj, ku tregoi se sot ata kanë bërë një muaj.
‘Sir Carter dhe Rumi sot 1 muaj’, ishin fjalët e Beyonces mbi fotografinë.
Fotografisë i mungon baba i dy binjakëve Jay-Z.
Në këtë fotografi këngëtarja dukej thjeshtë fantastike e veshur me një fustan me lule.
Sir Carter dhe Rumi dukeshin të adhurueshëm ndërsa ishin të qetë në krahët e nënës.
35 vjeçarja ka shumë ndjekës së Instagram, madje në fotografinë e parë të shtatzënisë ajo u komentua aq shumë, sa që sot ajo fotografi është më e pëlqyera në Instagram./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...