U bënë disa kohë që diva e muzikës Beyonce nuk po ka bërë bujë në sytë e publikut ashtu siç fansat janë mësuar ta shikojnë idhullin e tyre në performancat e mëparshme.
Por mesa duket Beyonce është gati për një rikthim të fuqishëm dhe këtë herë në festivalin e Coachella-s.
Sipas disa burimeve për TMZ.com, diva e muzikës po sigurohet që performanca në këtë festival të mbahet mend gjatë duke marrë parasysh se nuk ja doli të ishte prezente vitin e kaluar.
Burime të afërta me Beyonce raportojnë se diva po përdor një studio muzikore të profilit të lartë në Los Angeles ku ka filluar të bëj prova të martën për 11 orë në ditë, studio kjo në të cilën po bëjnë prova vetëm stafi i këngëtares ku përfshihen kërcimtarët, koreografët dhe teknikët.
7 Bodyguard po merren me sigurinë duke u kujdesur që gjithçka të jetë e sigurt dhe e qetë si jashtë dhe brenda ambienteve të studios.
Gjithmonë sipas burimeve thuhet se këngëtarja e ka marrë shumë seriozisht përgatitjen për festivalin Coachella pasi vitin e kaluar nuk mundi të performonte për shkak të shtatzënisë me binjakët e saj.
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...