Beyonce këndon në martesën e vajzës së personit më të pasur në Indi

20:53 | 10 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Beyonce ka fluturuar drejt Indisë, pasi pritet të përformojë në dasmën e Isha Ambanit, vajzës së personit më të pasur të Indisë Mukesh Ambani, të dielën në qytetin historik të Udaipur.

Ajo do të performojë disa nga këngët e saj më të njohura për publikun, transmeton portali arbresh.info

Isha Ambani është duke u martuar me Anand Piramal i cili gjithashtu vjen nga një familje shumë e pasur.

Ne mediat sociale, Beyonce ka postuar një fotografi me veshje indiane, e cila është disejnuar nga disejnatorët më të njohur të kinematografisë indiane./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BrLcnu6n-6d/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme