Beyonce dhe Jay Z do t’i jepnin fund martesës nëse nuk do të ishte vajza e tyre

09:37 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Jay Z më në fund pranoi se ai ka tradhtuar Beyoncen.

Këngëtari në një intervistë të dhënë javën e kaluar, tha se çifti punuan shumë për të qëndruar së bashku si një familje, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.

Këngëtarja 36 vjeçare dhe reperi 48 vjeçar u munduan të gjenin disa pika të përbashkëta, dhe këtë e bënë për hir të vajzë së tyre, Blue Ivy Carter, tha një burim.

Beyonce nuk do të mund të vazhdonte martesën e saj pa pasur besim tek bashkëshorti, por që fokusi i saj ishte vajza e saj pesëvjeçare.

“U desh kohë e gjatë që Beyonce t’i besonte përsëri bashkëshortit, ajo po përpiqej ta falte atë. Ruajtja e familjes ishte më e rëndësishme për këngëtaren, edhe pse kishte një thyerje në martesën e tyre”, shtoi burimi.

Ndryshe çifti  janë martuar për nëntë vjet ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme