Ata kanë bashkuar forcat për turneun e tyre ‘On The Run II’.
Por Beyonce dhe Jay-Z thuhet se kanë dhënë bileta falas për shkak të përpjekjeve për të mbushur mijëra vende të zbrazta në turneun e tyre, shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info.
Tifozët nga koncerti i tyre i mbajtur në Glasgow raportuan se atyre u ishin dhënë bileta falas për shfaqjen në një park veturash për shkak të vendeve të zbrazëta.
Çmimet e biletave shkojnë prej 51 deri 475 dollarë për ulëset VIP.
Tema e turneut i cili është një vazhdim nga turneu i tyre origjinal i përbashkët në vitin 2014 është quajtur ‘This is real love’ një deklaratë e sigurt se martesa e tyre është tani në terren të sigurt.
Gjatë shfaqjes hapëse të turneut ‘On The Run II’, çifti i cili festoi 10 vjetorin e tyre të martesës në prill zbuluan se ata janë rimartuar.
Në videon e transmetuar gjatë koncertit në stadiumin e principatave në Cardiff çifti u shfaqen të veshur me të bardha për të shkëmbyer zotimet.
Marrëdhënia e tyre kishte kaluar në ujërat e paqartë para syrit të gjithë botës por, çifti kanë treguar se ata janë përsëri një ekip.
Turneu i tyre ’On Run II’ do të kalojnë nëpër Angli, Holandë, Danimarkë, Suedi, Gjermani, Poloni, Itali, Spanjë dhe Francë, përpara se të kthehen në SHBA dhe Kanada nga korriku deri në tetor./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...