Banorët votuan për qeverinë e Big Brother, ndërsa rezultati final u shfaq në monitor.
Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.
Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën shpjegohen edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpejgohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.
Banorëve u dhanë edhe disa tema që mund të trajtonin me njëri-tjetrin, si dhe kishin mundësinë të shtonin të tjera.
Avokati i popullit, Jori, pas çdo përfundimi të një diskutimi përkatës, do shprehë pëlqyeshmërinë ose jo të tij.
Përpara se të niste loja e qeverisë, Luizi lexoi Kushtetutën e Big Brother Vip Albania.
“Ne populli i Big Brother, krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen dhe me besim te Vëllai i Madh, me vendosmërinë për të ndërtuar një show të së drejtës demokratike, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës me njëri-tjetrin, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, si dhe prosperitetin e shtëpisë për paqen e mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, në aspiratën shekullore të popullit për identitetin dhe bashkimin tonë, me bindje e thellë se drejtësia, paqa, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet banorëve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”, thuhej në zarfin e parë që lexoi Luizi, ndërsa vijonte më tej edhe me nenet.
Luizi mblodhi kabinetin qeveritar dhe diskutoi për disa nga pikat e caktuar nga Vëllai i Madh që nuk lejohen të shkelen dhe se duhet të përcaktohen ligjet përkatëse për to.
1-Fjalët ofenduese në shtëpi.
2- Mos respektimi i lojërave.
3- Aleancat në shtëpi.
4- Fikja e mikrofonave.
5-Pastrimi i shtëpisë dhe gatimi.
Për secilën nga këto shkelje, qeveria duhet të miratojë një projektligj, që në momentin që një banor shkel një apo më shumë prej këtyre rregullave të dënohet.
Për pikën 1, banorët vendosën që dënimi të vendoset nga 4 deri në 12 orë burg. Në rast përsëritjeje, i njëjti banor do dënohet me 12 orë të plota burg.
Për pikën 2, qeveria vendosi që penaliteti të jetë pastrimi i tualeteve dhe i kuzhinës. Në rast përsëritje, u vendos pastrim i të gjithë shtëpisë.
Për pikën 3, u vendos hedhje në pishinë për 5 herë me rroba. E dyta, fjetje në verandë dhe e treta përjashtim nga buxheti.
Për pikën 4, u vendos 20 herë rrotullime me vrap të lehtë rreth pishinës. E dyta, shkelësi kishte për detyrë të pastronte korridorat dhe dhomën e ndenjjes. E treta, dënim me thyerje vezë në kokë dhe e katërta, burg 2 deri në 4 orë.
Për pikën 5, qeveria vendosi që në “Prime”, djemtë të dalin me pantallona të shkurtra dhe me këmishë, ndërsa vajzat të dalin pa make up dhe pa rregulluar flokët. E dyta, do ndëshkohen me salcë në kokë dhe e treta të sistemojnë të gjitha krevatet e shtëpisë.
Pasi diskutuan problematikat e shtruara nga populli dhe nga Vëllai i Madh, kryeminsitri dhe kabineti qeveritar, caktuan edhe ligjet përkatëse për secilën shkelje.
Pas mbledhjes së qeverisë me dyer të mbyllura, Kristi, Luizi, Elvisi dhe Qetsori dolën përpara popullit për të dhënë premtimet e tyre.
Kristi në rolin e Presidentit të Big Brother, Luizi në rolin e kryeministrit, Qetsori si Ministër i Brendshëm dhe Elvisi si Ministër i Jashtëm, u betuan të gjithë me dorën në Kushtetutë se do zbatonin me rigorozitet ligjin dhe se do ushtronin detyrën me përkushtim e profesionalizëm.
Pas betimit të Presidentit, kryeministrit dhe dy ministrave, populli duartrokiti rezultatin final.
Kica-Xhelili: Qeveria po pengon reformën për Byronë, sepse k...
Stuhia e borës, mbi 200 mijë familje pa energji elektrike në...
Ylli i PSG pritet të largohet në janar nga francezët
Përplasja mes Drilonit dhe Fitimit, Xheneta i del në krah kë...
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj