Besiana e Shkurte Fejzës e mërzit Engjin e Shyhretes

00:38 | 31 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Nuk la vajzë këngëtareje pa u bë këngëtare. E vërtet, dardha pikë nën dardhë, ama kjo ndodh shumë më shpesh tek ne në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.

Sa e sa këngëtar e këngëtare ka bota, ama rrallë kemi dëgjuar që edhe fëmijët e tyre të dalin me talent e të duan patjetër të jenë këngëtar.

Si do që të jetë, fëmijët e këngëtarëve tanë po ia dalin suksesshëm, e kjo edhe falë mbështetjes së pa kursyer nga prindërit e tyre, që e bëjnë maksimumin që të ndikojnë në suksesin e fëmijëve, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, u bë këngëtare e u aktualizua Engjellusha, vajza e Shyhretes, ndërkaq sot si pa pritur e pa kujtuar doli në skenë vajza e Shkurtes, Besiana.

Engji tashmë e ka një konkurrente serioze. A po e mërzit kjo gjë?/Kosovarja/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme